Një lajm i papritur vjen nga Spanja ku tregohet se Barcelona po vëzhgon Vedat Muriqin. Sulmuesi i Majorkës konsiderohet një zgjedhje pa shpenzime, për këtë qëndron në listën që po monitorohet.

“Diario Sport” tregon ndërkohë se Alvarez i Altetiko Madrid mbetet objektivi kryesor. Më parë Barcelona ka hedhur sytë edhe te Fisnik Asllani, por ndryshe nga Muriqi do të ishte një zgjedhje që kushton shumë.

Muriqi është në kuotën e 21 golave në La Liga, teksa vetëm Mbape ka bërë më mirë se ai. Afrimi i tij do të ishte mëse i mundshëm, nëse te Barça janë të vendosur.

Barcelona kërkon të përforcohet me një numër 9 dhe vera do të jetë vendimtare. Në të njëjtën kohë, Robert Levandovski nuk ka rinovuar.

sqShqip