Video-pamje nga incidentet në veri të Kosovës
Tashmë në internet po shpërndahen video-pamje nga incidentet që lidhen me masën e reciprocitetit për targat mes Kosovës dhe Serbisë. Autoritetet kosovare kanë njoftuar se persona ende të dyshuara kanë djegur Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e Komunës në Zubin Potok dhe po ashtu është sulmuar Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan, ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes.