Më datë 21 Nëntor 2026, u mbajt edicioni i gjashtë i manifestimit me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve ABC-poetike, në bashkëpunim me drejtorin e Shtëpisë Muze të Alfabetit në Manastir.
Ky manifestim u realizua me pjesëmarrjen e poetëve dhe poeteve nga të gjitha trojet shqiptare.
‘Në këtë takim letrarë patëm edhe miq të ftuar, adhurues të letërsisë dhe artit në përgjithësi që na nderuan me prezencën e tyre si: Safet Kamberi, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Shkup dhe Sefedin Mustafa, afarust dhe biznismen nga Shkupi,të cilët morën fjalën, na përshëndetën dhe na uruan suksese në vazhdim,kurse për vitin e ardhshëm na ofruan dhe bashkëpunim.
Pasoi një darkë solemne, që kishin organizuar enkas për ne poetët dhe misafirët e ftuar. Gjithsesi dhe ne si kryesi e ABC-poetike iu falenderuam për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellt. Me shpresë se vitin tjetër të jetë edhe më mirë. Kryesia e ABC-poetike me krytarin Vullnet Sadiki, organizatorin artistik Sadri Jakupi dhe anëtarë tjerë të Shoqatës ua urojmë ditën e themelimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, sot e mot sa të egzistojë kjo botë.
Urime dhe Gëzime gjithë shqiptarëve kudo që janë’, thuhet në njoftimin e ABC Poetike.

