Serbët djegin Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok
Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok këtë të shtunë është djegur nga serbët të cilët që nga dita e hënë janë duke protestuar kundër reciprocitetit ndaj targave që ka vendosur Qeveria e Kosovës.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.
Hoti bëri të ditur se policia ka dal në vendngjarje.