Nebahat Ismaili nga Saraji i Shkupit është motra akushere që të bën krenar në Spitalin shtetëror në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup.

“Tek klinika jonë cdo ditë me caktimin e Zotit fillon një jetë e re e një foshnje: qoftë djalë apo vajzë. Është një gëzim i madh si për prindërit, poashtu edhe për gjithë stafin tonë ” – rrëfen për Amerika RADIO, infermierja Ismaili.

Sipas saj, ardhja në jetë e një foshnje paraqet ndjenjën më të bukur në botë, andaj edhe e ka përzgjedhur si profesion jetësor akusherin.

Ndryshe, inefermierja, Nebahat Ismaili ka mbaruar në shkollën më elitare në Shkup dhe një kohë ka qenë në edukim edhe në qendrën më të njohur në Greqi për infermierët e akusherisë.

Në vitin 2004 mbaron shkollën e mesme “D-r Pançe Karagjozov” në drejtimin e akusherisë. Në vitin 2006 punësohet në Klinikën Universitare për Gjinekologji-Akusheri.

Më von mbaron studimet në UT, në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë -dega akusheri dhe mer statusin akushere e diplomuar.

Ndërkoh, qëndron dhe në Universitetin e Greqisë për edukimin më të avancuar në fushën e akusherisë.

Në karrierën e saj qëndrojn plot 10 vite punë fillimisht në repartin akusherik-shtatëzani patologjike si motër akushere,për përkujdesjen e grave shtatëzana para lindjes.

Mirëpo,10 vitet e fundit është e angazhuar në sallën e lindjes,si akushere duke u përkujdesur dhe udhëhequr procesin e lindjes normale të foshnjave dhe ndihmon në lindjet cezariane.

Gjatë gjithë këtyre viteve infermierja Nebahat, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë klinikë shtetërore, duke u bërë një figurë e dashur dhe e respektuar si nga pacientët ashtu edhe nga stafi.

Me përkushtim të pashoq dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, infermierja akushere Nebahat është gjithmonë e gatshme të ndihmojë, duke u kujdesur për pacientët me profesionalizëm, dhembshuri dhe respekt.

Ajo është jo vetëm një infermiere e shkëlqyer, por edhe një njeri i afërt, i sjellshëm dhe i ndjeshëm ndaj nevojave të nënave që me padurim presin foshnjën e tyre.

Përkushtimi dhe dashuria e saj për punën bën që cdo ditë të fitojë mirënjohjen dhe falënderimin e të gjithë atyre që kanë fatin ta njohin dhe të marrin shërbimin e saj në momentin më të gëzuar të jetës, sjelljen në jetë të një foshnjeje.

Autor:Rexhep Ademi.

sqShqip