Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Halit Lito Elezit, pas një përballjeje të gjatë dhe të vështirë me shëndetin.
Halit Elezi ishte i punësuar në Drejtorinë për të Ardhura Publike në Gostivar dhe njëkohësisht i angazhuar në Komisionin Komunal Zgjedhor.
Ai ishte një njeri me vlera të rralla njerëzore, një bashkëpunëtor i shkëlqyer i TV2 dhe mbi të gjitha një mik i sinqertë për këdo që pati fatin ta njohë. Ai do të kujtohet gjithmonë për buzëqeshjen, optimizmin dhe forcën e jashtëzakonshme me të cilën përballej me çdo sfidë, pa u dorëzuar kurrë.
Zemra e tij e bardhë dhe shpirti i tij fisnik lanë gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ne.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Elezi, miqtë dhe të gjithë ata që e deshën.
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet.

sqShqip