Më 17.04.2026 në ora 18:30 në SPB Shkup, një burrë 76-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se më 16.04.2026 rreth orës 22:30, në shtëpinë familjare në zonën e Draçevës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij 50-vjeçar G.P. dhe vajza e tij 46-vjeçare S.P., transmeton Lideri.mk.
“Sipas kallëzimit, ai kishte qenë më parë viktimë e dhunës psikike dhe fizike, por nuk e kishte raportuar. Pas marrjes së masave, në orën 20:20 nëpunës policorë nga Stacioni Policor Kisella Vodë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me djalin dhe vajzën”, njoftoi MPB.

