Maqedoni

Zaev tregon se a i dha “bomba” Grubit për të shantazhuar strukturat e BDI-së

Kryeministri Zoran Zaev në një prononcim për “Sloboden peçat” i mohon kategorikisht akuzat ndaj tij se zëvendëskryeministrit të parë nga radhët e BDI -së, Artan Grubi, ka dhënë material të pabotuar nga “bombat” (biseda të përgjuara) me qëllim të tij të jetë “i fuqishëm” në BDI.

– Unë i mohoj plotësisht këto insinuata. Nuk është e vërtetë që dikush i dha dikujt disa materiale për të qenë i fuqishëm. Materialet i kaluan prokurorisë në vitin 2017. I hedh poshtë plotësisht këto akuza si të pasakta dhe tendencioze. Grubi është zëvendëskryeministri i parë sepse kështu vendosi partneri i koalicionit BDI. Ai është edhe sekretar i BDI -së me sa di unë – tha kryeministri dhe lideri i LSDM -së, Zoran Zaev për “Sloboden peçat”

Reagimi i kryeministrit vjen pas akuzave të ish -ministrit të Financave, Xhevdet Hajredini, në Studio 10 në TV24, se pushteti i zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, është një “dhuratë” nga kryeministri Zoran Zaev.

“Zaev e bëri të fortë Artan Grubin. Ai i dha “bomba” me regjistrime për të gjithë kuadrot e BDI -së. Ka bomba edhe për Ali Ahmetin”, tha Hajredini.