Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, u diskutua agjenda dypalëshe, e cila përfshin bashkëpunimin ndërinstitucional në sektorë të ndryshëm me interes të përbashkët.
Sipas ambasadorit Qehaja, të dyja shtetet do të angazhohen më tej në konkretizimin e projekteve të përbashkëta, duke synuar që përfituesit kryesorë të jenë qytetarët.

