Çmimet e naftës kanë shënuar një rënie të mprehtë pasi u shfaqën sinjale se Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të vazhdojnë negociatat në periudhën e ardhshme. Nafta u ul për më shumë se 4.3 për qind, duke arritur rreth 95 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane shënoi një rënie edhe më të madhe, gati 7 për qind, duke rënë nën 92 dollarë për fuçi. Konflikti në Lindjen e Mesme ka dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe ka kufizuar seriozisht trafikun nëpër Ngushticën e Hormuzit, ndërsa të dhënat nga OPEC-ut tregojnë se prodhimi në mars është ulur me 7.9 milionë fuçi në ditë. /Alsat.mk

