Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se beson që lufta me Iranin po i afrohet fundit, sipas fragmenteve të publikuara paraprakisht të një interviste për Fox News.
“Mendoj se po i afrohet fundit. Po. Dua të them, e shoh si diçka që është shumë afër përfundimit”, tha Trump, sipas komenteve të transmetuara në X nga prezantuesja e Fox, Maria Bartiromo.
Trump tha se nëse SHBA-të tërhiqen tani, Iranit do t’i duhen 20 vjet për t’u rindërtuar.
“Dhe nuk kemi mbaruar ende. Do të shohim çfarë ndodh”, tha ai, duke shtuar se besonte që Irani ishte i interesuar të arrinte një marrëveshje.

