Maqedoni

Në mesin e viktimave në Tetovë edhe një mjek!

Mëngjesin e sotëm u njoftua që në mes të viktimave nga zjarri i rëndë në spitalin Covid të Tetovës nuk është gjetur asnjë nga pala e bluzave të bardha.

Por me sa duket ky njoftim nuk ka qëlluar i vërtetë, pasi news33 ka mësuar se mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën edhe një mjek i quajtur Ferdi Shaqiri.

Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e afërm të tij, të cilët kanë përlotur me fjalët e ndjera. Mjeku i ndjerë pak kohë më parë kishte kaluar edhe Covid-19, një betejë që e kishte fituar, por këtë ngjarje të rëndë të mbrëmshmen jo./ora24.tv