Lajmet e reja

Bekim Qoku: Funksionarët e BDI-së e shpërndanë virusin e korrupsionit, t’i fusim në izolim!

“Nëse korrupsionin e barazojmë me virus, siç po e bën Grubi, bartësit dhe shpërndarësit e këtij virusi në mënyrën më agresive të mundshme kanë qenë funksionarët e BDI-së. Andaj do ishte mirë t’i izolojmë, t’i mbajmë në karantinë për një kohë të gjatë. Po të kishte kaq e thjeshtë.
BDI përmes funksionarit të saj më të famshëm dhe më kontravers, Artan Grubi, kopjon strategjinë elektorale të PDK-së në zgjedhjet e fundit në Kosovë, e cila për kryefjalë të fushatës kishte pikërisht dobësinë e saj më të madhe, pikën e saj më të dobët, konkretisht korrupsionin, vjedhjen, abuzimin me pushtetin. Gozhdën me gozhdë.
Por në Kosovë PDK u bë pikë e pesë, atje këto kopalla nuk kalojnë, sepse këtë nuk e lejoi puna, serioziteti, strategjia dhe vullneti i fortë i LV, që u kurorëzua me fitoren historike.
Këtu në MV mbase edhe mund të funksionojë, sepse, opozitës këtu i mungojnë këto atribute”, ka shkruar Bekim Qoku./TetovaExpres