Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë në emisionin RISHTAZI në kohacast!
Sali ka sqaruar se Maqedonia e Veriut për momentin është në një dinamikë të lartë të procesit të eurointegrimit. Në mesin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në procesin eurointegrues, në raportin e prillit, Maqedonia e Veriut pritet që të renditet e dyta.
“ Maqedonia e Veriut nuk ka qenë asnjëherë me dinamikë të lartë të procesit të eurointegrimit sikur që është tash. Këtë e them me dëshmi, për arsye se në procesin e integrimit tonë, shtetit tonë ne jemi një pako e gjashtë shteteve në Ballkanin Perëndimor. Në këtë rrugëtim, në këto gjashtë shtete, unë mund të them lirisht se tash raportin të cilin do ta marrim nga mesi i prillit jemi në grupin e shteteve që shtyjmë përpara, ecim përpara. Mali i Zi është numër një. Ne mesiguri do të jemi shteti i dytë dhe katër tjerë janë mbas nesh”, deklaroi Sali.
Sali: Studentët janë në të drejtën e tyre të protestojnë!
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë në emisionin RISHTAZI në kohacast!
Sali ka komentuar protestën e sotme duke theksuar se studentët janë plotësisht në të drejtën e tyre për të protestuar.
“ Si një politikan i ri i cili karrierën e tij politike e ka filluar me protesta, mendoj se ndoshta jam më i thirruri për të pasur mirëkuptim për atë që po ndodh sot. Protesta është e drejtë demokratike e cdo qytetari për të shpreh pakënaqësinë, revoltën, mesazhin e tij. Në mënyrë publike, për të senzibilizuar opinionin. E kështu me radhë, për një temë të caktuar. Kam mirëkuptim për studentët, për arsye se ato janë e ardhmja jonë. Dhe mënyrën se si duan ta realizojnë një përcaktim të tyre, kërkesë të tyre ndaj politikave shtetërore. Njëra prej formave është edhe protesta”, deklaroi Sali.
Sali nënvizoi se në këtë rast po flitet për një problem i cili nuk është zgjidhur tash e 22 vite.
“ Mirëpo, në këtë rast, kisha dashur për opinionin të ndaj një informacion se kemi komunikim me përfaqësues të studentëve. Dhe më herët kam pasur edhe takime dhe i kemi njoftuar për mënyrën se si ne këtë çështje duam ta zgjidhim. Natyrisht, kërkesa e tyre ka qenë të zgjidhet brenda një kohe më të shkurtër. Por, duke e pasur parasysh se kjo temë nuk është zgjidhur 22 vite dhe është trajtuar në mënyrë gjysmake dhe ka mbetur ashtu sic e kemi sot që na krijon hapësirë për të komentuar dhe implementuar në mënyrë të ndryshme. Na bënë me dije se edhe aso kohe mesiguri fokusi apo përcaktimi politik nuk ka qenë aq në drejtimin e zgjidhjes njëherë e përgjithmonë siç dimë ta themi. Në të kaluarën i kemi pasur diku 6 ministra të një partie politike dhe një ministër të një partie tjetër. Po të njëjtit koalicion. Që nuk i dimë rrethanat për cfarë arsye ka mbetur kështu ligji. Dhe sot po mundohemi ta zgjidhim që edhe studentët ta realizojnë të drejtën e tyre, por edhe ne si politikan ta arsyetojmë mandatin që e kemi marr ”, deklaroi Sali.

