Mevlan Ademi, organizator i protestës së sotme para protestuesve ka paraqitur kërkesat e studentëve duke theksuar se protesta është reagim për mbrojtjen e gjuhës shqipe.
“Po ja ku jemi. Para se të jemi studentë, profesionistë, ne jemi shqiptarë. Dhe kur preket gjuha, preket vetë themeli ynë. Gjuha shqipe është mënyra se si jetojmë, si flasim dhe si kemi ardhur deri këtu”, deklaroi Ademi.
“Kjo është minimumi, baza e dinjitetit. Nuk kërkojmë favore, kërkojmë barazi. Ne nuk jemi kundër askujt, jemi këtu për veten tonë, për gjuhën tonë dhe për të ardhmen tonë”, u shpreh Ademi.

