Ridvan Krraba nga Kaçaniku është 44-vjeçari që vdiq dje në QKUK ku po trajtohej nga lëndimet e marra në vendin e punës në Ferizaj.
I ndjeri, kishte rënë nga një lartësi nga një ndërtesë, ku dyshohet se aty ai ishte duke punuar.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

