Maqedoni

Humb jetën një 40-vjeçar nga Shkupi, goditet nga shtylla elektrike

Më 02.09.2021 rreth orës 09:00 në SPB Shkup është raportuar se në kompaninë në rrugën “Boca Ivanova” në Shkup, mbi Xh.E (40) nga fshati Elov në Shkup, ka rënë një shtyllë elektrike gjatë kryerjes së detyrave të punës, pas së cilës ai ka ndëruar jetë.

Vdekja është konstatuar nga një mjek nga Shërbimi Emergjent Mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë bërë ekspertizë një ekip nga SPB Shkup.