Maqedoni

VMRO-DPMNE: Për shkak të inatit të Zaevit dhe Filipçes tani gjithë qytetarët paguajnë çmimin

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se për shkak të Zaevit dhe Filipçes të cilët nuk ndërmorën masa në kohë, Maqedonia nga nesër do të ballafaqohet me ndalesë të re nga BE për udhëtim.

“Për shkak numri të madh të të infektuarve e që ka mundur të parandalohej me masa në kohë, qytetarët e Maqedonisë do të kenë të pamundur që normalisht të udhëtojnë për në BE”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se ndalesa mund jetë edhe ndalesë e plotë për udhëtime jothelbësore por edhe procedura të shumta për ata qytetarë që udhëtojnë për nevojë.

“Për shkak të inatit të Zaevit dhe Filipçes tani gjithë qytetarët po vuajnë. Zaevi dhe Filipçe nuk dëgjuan këshillat tona që në kohë të vendosin rregula më të rrepta gjatë hyrjes siç janë testimi dhe pika masive vaksinale dhe tani inatin e tyre e paguajnë të gjithë”, thonë nga kjo parti.