Dy deputetë grekë nga Greqia dhe një nga Qipro, të Parlamentit Evropian (PE), e kanë dorëzuar një amandement për draft-rezolutën e Komisionit të Jashtëm të PE (AFET), me të cilin kërkojnë që emërtimi kushtetues i Maqedonisë së Veriut, “Republika e Maqedonisë së Veriut” të hiqet nga teksti e të zëvendësohet me “Skopje”, shkruan Zhurnal.mk.

Versioni i draft-rezolutës së hartuar nga deputeti austriak Thomas Waits thotëkështu: “duke pasur parasysh Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana tjetër.”

Por të tre deputetët grek, Emmanouil Fragkos e Galato Alexandraki nga Greqia, eGeadis Geadi nga Qipro, kanë propozuar në amandament që kjo fjali të zëvëndësohet kështu: “duke pasur parasysh Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare, nga njëra anë, dhe Shkupit, nga ana tjetër.”

Që të tre kanë shkruar që ky zëvendësim të bëhet “nëpër krejt rezolutën”.

" "

Emmanouil Fragkos e Galato Alexandraki janë nga partia Elliniki Lusi (Zgjidhja Greke). Kjo parti është një parti politike nga e djathta deri në të djathtën ekstreme, nacional-konservatore dhe nacionaliste në Greqi, e themeluar nga Kyriakos Velopoulos në vitin 2016.

Geadis Geadi është nga partia greke e Qipros, ELAM/ Fronti Kombëtar Popullor, e cila është një parti politike e ekstremit të djathtë dhe ultranacionaliste që u themelua në vitin 2008.

Propozimi i tyre kundër emërtimit të ri kushtetues të Maqedonisë së Veriut, bëhet përkundër Marrëveshjes së Prespës midis qeverive të Geqisë dhe Maqedonisë së Veriut të qershorit 2018.

Parlamenti i Greqisë e ka ratifikuar marrëveshjen në Janar 2019.

sqShqip