Derivatet prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denar për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale (KRRE). Me vendimin, bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,46 për qind në krahasim me vendimin paraprak.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 76 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 78, EURODIZEL BS (D-E V) për 69,5 ndërsa Vaji ekstra i lehtë për djegie (EL-1) për 69 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-së për 1,245 denarë për kilogram ulet çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 37,148 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen paraprake shënojnë rritje tek benzinat mesatarisht për 2,869 për qind, tek dizeli për 2,557 dhe tek vaji ekstra i lehtë për 3,327 për qind përderisa tek mazuti ka ulje për4,292 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin sipas të cilit ishin formuar çmimet me përllogaritjen paraprake është më i ulët për 0,2938 për qind.

sqShqip