Shqiptarët e Bosnje e Hercegovinës disa ditë me radhë do të shënojnë 18 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, e në kuadër të këtyre manifestimeve do të organizojnë edhe një Iftar solemn pasi të fillon muaji i Ramazanit, ka njoftuar për portalin Lideri.mk, Mitat Fidani nga Shoqata “Qendra Kulturore Shqiptare” me seli në Sarajevë.

“Të nderuar mërgimtarë-gurbetqarë dhe miq,

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës – ju përcjell urimet më të sinqerta në emër të Shoqatës “Qendra Kulturore Shqiptare” në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në emrin tim personal.
Ne Bosnjë dhe Hercegovinë, me krenari ruajmë identitetin tonë dhe kontribuojmë në forcimin e miqësisë dhe bashkëjetesës.

Gëzuar Dita e Pavarësisë së R.Kosovës”, ka njoftuar Fidani.

Videon e tij mund ta përcillni në këtë LINK.

sqShqip