Sot u promovuan targat e reja të kuqe për automjetet zyrtare.
Të gjitha institucionet shtetërore dhe personat juridikë publikë do të jenë të detyruar të zëvendësojnë targat e automjeteve zyrtare me targat e reja me ngjyra deri më 15 shtator 2025, në përputhje me vendimin e qeverisë të miratuar në fund të korrikut.
Qëllimi i kësaj mase, siç informuan autoritetet, është rritja e transparencës dhe kontrollit në përdorimin e automjeteve zyrtare. Kjo do të parandalojë keqpërdorimin e tyre për qëllime personale, private ose partiake.
Në konferencën për shtyp morën pjesë Arben Fetai, Zëvendëskryeministër përgjegjës për qeverisjen e mirë dhe Ivica Tomovski, Drejtor i Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë. Përfaqësuesi nga Ministria e Punëve të Brendshme ishte Aleksandar Janev, Drejtor i Byrosë së Sigurisë Publike.
