Sot, në Konferencën e ambasadorëve #Diplo2025 në Tiranë, në panelin “Shqiptarët në rajon – identitet i përbashkët, qëllim i përbashkët evropian” mbajti fjalim edhe ministri për eurointegrime, Orhan Murtezani.
“Shqiptarët në rajon gjithmonë kanë qenë zëri i lidhjes, demokracisë dhe përkatësisë evropiane. Ky zë nuk na kthen pas në të kaluarën, por na inkurajon me vetëbesim të hapërojmë drejt së ardhmes.
Qëllimi ynë i përbashkët është i qartë – Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i integruar në Unionin Evropian”, tha Murtezani mes tjerash.