Sot pritet të vendoset e ardhmja e Liqenit të Ohrit sipas UNESCO-s
Diskutimi për statusin e Liqenit të Ohrit sot pritet të diskutohet në mbledhjen e 44 të Komitetit për pasuri botërore të mbajtur në Kinë.
Pika për diskutimin rreth Liqednit të Ohrit do të jetë e gjashta me radhë. Epilogu i diskutimit pritet të merret vesh pasditen e sotshme.
Përndryshe, statusi i Liqenit të Ohrit në listën e vendeve të mbrojtura në UNESCO, është i rrezikuar për shkak të ndërtimeve pa leje në bregun e liqenit, që është kundër rregullave e pasurisë natyrore të ruajtura si vend me trashigimi kulturore.