Për herë të parë, të gjithë të punësuarve në arsimin fillor të Komunës së Tetovës të cilët janë me 10, 20, 30 dhe 40 vite përvojë pune u është ndarë paga jubilare.
Kjo është një dëshmi e qartë se po punojmë për një arsim cilësor dhe për një sistem që vlerëson drejt përkushtimin, punën dhe kontributin shumëvjeçar të secilit të punësuar në arsimin fillor.
(Gjatë vitit 2026 pagën jubilare do ta marrin edhe të gjithë të punësuarit në shkollat e mesme)

