Zv/kryeministri Bekim Sali sot zhvilloi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, ku riafirmoi angazhimin e tij të qartë, si dhe angazhimin e Qeverisë, ndaj procesit të integrimit evropian.
“Agjenda evropiane dhe reformat e ndërlidhura me të mbeten prioritet kyç, me fokus në forcimin e kapaciteteve institucionale, ndërtimin e besimit të qytetarëve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për zbatimin efektiv të reformave.
Vazhdojmë të përkushtuar në rrugën evropiane”, njoftoi Sali pas takimit.

