Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se ata janë fituesi absolut i zgjedhjeve lokale, me 10 komuna të fituara.
VLEN uron kandidatët që në zgjedhjet e përsëritura shënuan fitore në Gostivar dhe Vrapçisht.
“Përshëndesim përmbylljen zyrtare të procesit zgjedhor lokal, i cili u mbyll dje me zgjedhjet e përsëritura në Gostivar dhe Vrapçishtë. Me këtë rast, u urojmë fitoren kandidatëve nga opozita, Valbon Limani dhe Isen Shabani”.
“Këto zgjedhje dëshmuan qartë se shqiptarët folën me NJË ZË. Dhjetë komunat e fituara janë provë e pakontestueshme se VLEN është lokomotiva politike e shqiptarëve, forca që udhëheq, bashkon dhe sjell ndryshimin e shumëpritur në nivel lokal”.
“VLEN do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi, për qytetarët dhe në interes të shqiptarëve kudo, duke e shndërruar këtë besim në punë konkrete dhe zhvillim real”, thonë nga VLEN.

