Prokuroria Themelore Publike ka propozuar paraburgim për dy persona të dyshuar se kanë shfrytëzuar seksualisht dhe financiarisht një vajzë 16 vjeçe, transmeton Portalb.mk.
“Viktima është kërcënuar se do t’i publikohen fotografi të saja eksplicite nëse nuk paguhen 20 mijë euro”, njoftoi Prokuroria. Viktima që t’i shmanget kësaj sprove, ka filluar të marrë para nga shtëpia dhe nga njerëzit të tjerë, duke i dhuruar deri te i akuzuari i parë.
“Kallëzim penal në PTHP Kumanovë ndaj N.A. (31) nga f. Sllupçan, Komuna e Likovës, për veprat e kryera penale “sulm seksual dhe përdhunim” dhe “shantazh”, si dhe kundër Q.M. (28) nga fshati Sllupçan, për veprën e kryer penale sulm seksual dhe përdhunim” raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut. Dy personat akuzohen në bazë të nenit 186 dhe 259 nga Kodi Penal.
Rasti është denoncuar më 2 janar në Stacionin Policor të Kumanovës nga prindi i së miturës. Sipas denoncimit, e mitura dyshohet se është zhvatur, kushtëzuar dhe shantazhuar, pasi një nga të dyshuarit posedonte fotografi eksplicite të saj dhe e kërcënonte se do t’i publikonte nëse nuk i jepte para.
Aktit dyshohet se i janë bashkuar edhe persona të tjerë, përfshirë një familjar i afërt i viktimës. Më pas, Policia e Kumanovës nisi hetimet për abuzimin seksual të së miturës dhe cenimin me materiale intime.
Më 2 janar policia ka arrestuar 31 vjeçarin me iniciale N.A. nga Sllupçani, ndërsa pesë persona u morën në bisedë informative. Dy prej tyre dyshohen për kushtëzim, ndërsa të tjerët për abuzim seksual.
Hetimet janë zgjeruar dhe vazhdojnë për të identifikuar dhe ndjekur penalisht të gjithë të përfshirët. Ndërkohë, dje Prokuroria Publike në Kumanovë u bëri thirrje të gjitha palëve që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në rast të përmbahen nga komentet publike dhe të respektojnë dhimbjen dhe gjendjen emocionale të së miturës, me qëllim që hetimi të zhvillohet në mënyrë të qetë, efikase dhe të drejtë. rregulloje lajm më profesional

