Trafiku i mbrëmjes drejt Greqisë po bëhet përsëri më i ndërlikuar për shkak të një bllokade të paralajmëruar katër-orëshe në pikën kufitare “Evzoni”-“Bogorodica”.
Sipas njoftimeve, kalimi do të bllokohet nga ora 18:00 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme sipas kohës së RMV-së, për shkak të protestave të fermerëve grekë. Edhe pse bllokada zyrtarisht ka të bëjë me trafikun e mallrave, mediat greke paralajmërojnë se radhët dhe vonesat janë të mundshme edhe për makinat.
Kufizime janë njoftuar edhe në pikat e tjera kufitare në Greqinë veriore, përfshirë “Niki” (“Mexhitlija”). Lëvizje e papenguar është paralajmëruar për nesër, më 6 janar, por fermerët paralajmërojnë protesta të reja dhe bllokada të mundshme pas Krishtlindjeve Ortodokse. Qytetarëve u këshillohet, nëse është e mundur, të shtyjnë udhëtimin e tyre për në Greqi sonte ose të informohen për situatën para nisjes.

