Qyteti i Sigurt” përfshin një rrjet kamerash stacionare dhe mobile, radarë, integrim me bazat e të dhënave dhe krijim automatik të raporteve. Shkeljet (tejkalim i shpejtësisë, kalim në dritë të kuqe, automjete të paregjistruara, parkim i paligjshëm) dokumentohen në mënyrë digjitale, ndërsa njoftimet dhe urdhërpagesat do të dërgohen në mënyrë elektronike, me një zbritje për pagesë në kohë.

Periudha e provës së sistemit “Qytet i Sigurt” filloi më 1 dhjetor të vitit 2025 dhe sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme, në periudhën e parë të provës u regjistruan 110 mijë shkelje në 24 orë, ndërsa të nesërmen, më 2 dhjetor, u regjistruan gjithsej 50,652 shkelje, që përfaqëson një përgjysmim të numrit të shkeljeve të regjistruara. Nga këto, 48,861 janë shkelje të shpejtësisë, 1,366 për semaforë të kuq dhe 425 për automjete të paregjistruara.

Pavarësisht njoftimit se gjobat do të fillonin më 1 janar 2026, Ministria e shtyu zbatimin e plotë deri më 1 shkurt 2026, për shkak të përmirësimeve dhe rregullimeve teknike, me sistemin që fillimisht do të funksiononte në territorin e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe përgjatë korridoreve 8 dhe 10.

sqShqip