Koalicioni VLEN në zgjedhjet lokale të caktuara për 11 janar në Komunën e Gostivarit do të garojë me numrin rendor 1 në krye me Nevzat Bejtën, ndërsa në Vrapçishtë mbështet kandidatin e pavarur Zulhajrat Demiri që në fletëvotim garon me numrin rendor 5.
Numrat rendorë 1 dhe 5, në frymën e slloganit “Një Zë”, pasqyrojnë qasjen fituese të VLEN-it, të ndërtuar mbi vendimmarrjen që buron drejtpërdrejt nga qytetarët.
VLEN ka fituar në 10 komuna, duke ia mbyllur derën politike AKI-së, e cila sot ekziston vetëm formalisht në Gostivar dhe Vrapçishtë. Ky rezultat dëshmoi qartë se shqiptarët refuzuan mashtrimin politik të quajtur “referendum”, të cilin sot as që e përmendin.
Më 11 janar, është momenti që ky vullnet të vuloset sërish. Qytetarët e Gostivarit dhe Vrapçishtit ftohen të ngrihen si një zë i vetëm, të votojnë numrin 1 në Gostivar dhe të mbështesin numrin 5 në Vrapçishtë, duke zgjedhur fitoren dhe qeverisjen që punon për ta.
VLEN, Një Zë .

