1 viktimë dhe 5 raste me COVID në Maqedoninë e Veriut
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut një person ka humbur jetën nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 2,531 teste të realizuara, 5 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid.
Instituti i Shëndetit Publik, gjithashtu njoftoi se 86 pacientë e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë.