Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar lidhur me publikimin e mendimit të Komisionit të Venecias lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Sipas tij, problemi i këtij propozim-ligji nuk është parimi i përfaqësimit, por fakti që ai është bosh. Osmani thotë se Komisioni e hedh poshtë tezen e Qeverise se përfaqësimi i drejtë rrezikon meritokracinë, në fakt dëshmon të kundërtën se përfaqësimi i drejtë dhe meritokracia nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Siç shkruan Osmani, përfaqësimi nuk është çështje emocioni apo etnie, por funksionalitetit të shtetit. /Alsat.mk

sqShqip