Policia kantonale e St. Gallen në Zvicër arrestoi të hënën e 16 dhjetorit pesë burra në një kantier ndërtimi në Unterterzen, përcjell TV21. Sipas mediave zvicerane, katër nga të arrestuarit ishin shtetas të Kosovës, një shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa asnjëri prej tyre nuk kishte leje qëndrimi apo leje pune.
Sipas Keystone-SDA, kontrolli u zhvillua së bashku me Zyrën kantonale për Ekonomi dhe Punë në një ndërtesë me shumë familje, ku po rinovoheshin tetë apartamente, njoftoi Policia kantonale e St. Gallen.
Zyra për Migracion ka vendosur që burrat të dëbohen nga Zvicra, ndërsa është kërkuar edhe ndalesë hyrjeje. Ndaj pesë burrave gjithashtu ka kallëzime në Prokurori.
Punëdhënësit do të raportohen për punësimin e të huajve pa leje. Sipas njoftimit, po verifikohet gjithashtu nëse ka shkelje lidhur me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tatimin me burim.

