Shkruan: Rafis Aliti
Më 13 Dhjetor, u bëjmë thirrje të gjithë popullit tonë liridashës që të bashkohemi dhe të dalim në protestë mbarëkombëtare.
Për drejtësi. Për dinjitet. Për të vërtetën që nuk mund të fshihet.
Të vërtetën e Luftës Çlirimtare të Kosovës, para opinionit botëror dhe para gjykatësve të Gjykatës Speciale në Hagë, e dëshmuan figura të rëndësishme dhe vendimmarrëse të asaj kohe, si Gjenerali Wesley Clark, Ambasadori Christopher Hill, James Rubin dhe të tjerë.
Më 13 dhjetor, le të ngrihet zëri i një populli që kërkon gjykim të drejtë, pa ndikime nga Putini e Vuçiçi.
Historia jonë nuk mund të rishkruhet.
Dinjiteti ynë nuk blihet.
Zëri ynë nuk do të heshtet.
Për drejtësi.
Për të vërtetën.
Për respekt ndaj gjithë asaj sakrifice mbarëkombëtare, të gjithë atyre brezave që u flijuan për lirinë që sot e gëzon populli i Kosovës.
Zoti e bekoftë popullin liridashës shqiptar
Me respekt,
Rafis Aliti
Kamandat Mësuesi

