April 28, 2024
Kolumna

Monafikët e Vuçiqit në Parlamentin e Kosovës kundër Albin Kurtit

Vërtetë mjerim

Çun Lajçi (Çun Dreli)
Kërkoj falje që po iu shkruej kaq shpesh, (se s’jam i Albinit iu betohem, e aq ma pak i VV-së), por jam tue përcjellë mbledhjen e Kuvendit, e t’vetmën gja që e kuptova nga diskutimet e kryetarve t’partive asht:
– Hajt ti kallxojmë Vuçiqit se kush asht Albin Kurti, para se të takohën!
Që me folë katundarqe i bjen: Ata sot ishin monafikët e Vuçiqit!
Mos u tut prej tij, i çuen fjalë prej foltorës se Kuvendit, se i kanë ra lëpendrat e skyfterit, e asht ba pulë!
Lyp çka të duesh prej tij, se të gjitha ti jep. Bile edhe kufinin ta pranon ne urën e Ibrit.
– Uh, çfar mjerimi bre, me i ndëgjua Gonën, Timën, Enverin, Abelardin, Ramushin, Palin tue kërku prej Kryeministrit, që t’tregon se çka don me folë n’Bruksel.
Jo, s’e kanë për vetën, por fjala asht, si ta merr vesh Vuçiqi n’Beograd, që t’përgaditët,(se RTK- në e përcjellin edhe ata)!?
Veç që s’po i thonë Vuçiqit:
Aman, preja krahët ti, se na ia këpusim kaçepin kur t’kthehet!
Vërtetë mjerim!