April 28, 2024
Lajmet e rejaMaqedoni

36 vjeçari nga Llojani i Kumanovës humbi jetën në aksident

Një banor tridhjetë e gjashtë vjeçar nga fshati Llojan i komunës së Likovës ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Tabanoc-Kumanovë, njofton Policia e Kumanovës.

“Sot në ora 01:20 në Sektorin për Punë të Brendshme-Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Tabanoc-Kumanovë, makina “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 36 vjeçari A.A. nga fshati Llojan, komuna e Likovës ka dalë nga rruga dhe për pasoj 36 vjeçari ka mbetur i vdekur në vendngjarje. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i ndihmës së shpejtë”, njoftojnë nga SPB-Kumanovë.