May 7, 2024
Maqedoni

Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, arrestime dhe bastisje

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut nga orët e para të mëngjesit ka zhvilluar një operacion të gjerë në disa qytete.

Sipas raportimeve të disa portaleve, kontrollet po kryhen në mbi 20 lokacione dhe janë arrestuar më shumë kriminelë.

Siç mësohet, objektivi i policisë është një grup i organizuar kriminal për kontrabandën e objekteve dhe gjësendeve me vlera kulturore. Nga MPB konfirmojnë vetëm se një aksion policor është duke u zhvilluar dhe detajet do të bëhen të ditura pas përfundimit të tij.