May 8, 2024
Kolumna

Zymberi: Jemi boll me numër në Maqedoninë e Veriut, mund të vendosim për vetveten!

Veprimi i djeshëm politik na dha sinjale të qarta neve shqiptarëve se konflikti mes nesh dhe koalicioni me ta është i dëmshëm. Ky veprim i unitetit politik Maqedonas na bën me dije se shqiptarët duhet ta kuptojnë se bashkëpunimi me ta është servilizëm politik, jemi bërë si paterica që mbajnë në këmbë popullin e kontestuar nga shum shtete për rreth, e që punon gjithmonë kundër nesh. A e dini ju se po mos ti kishim dhënë mbështetje ne, këta nuk do të ekzistonin si komb. E këtu është budallallëku jonë se po e dëmtojmë veten për ta ruajtur fqiun të cilin e kemi armikun kryesor që nuk na njef si realitet, e as që don të pranojë se ekzistojmë. Jemi boll në numër që të mund të vendosim vet për fatin tonë. Kemi kapacitete edhe ekonomike, intelektuale, kadrovike për të i thënë stop emërtimit me përqindje, stop koalicioneve pa kushte, stop bashkëpunimit pa parime, stop takimeve të mshefta ndarës. Lufta e tyre për të na ndarë në grupe të vogla deri më tani ka qen e suksesshme, këtë e ka bërë duke na dhënë pak pushtet sa për ti plotësuar disa interesa e dëshira personale. A nuk jeni duke e parë fuqinë tonë politike se po të jemi bashkë sa të fuqishëm mund të jemi ?.
Merrni mësime nga Serbët e Kosovës, sa të pakt jan në numër dhe sa unik janë, kurse ne këtu jemi shumë, por jemi shum vetëm atëher kur të jemi bashkë.
Lus popullatën ton shqiptare, mos bëj tifozërinë e partive politike e liderëve të sajë pa i kërkuar llogari. Më pak ofendime mes veti, më pak fjal populiste, e më shumë pun dhe aktivitete reale, bashkëpunuese për veprime strategjike. Koha po punon për ne, e ne aspak për kohën.
02.04.2021 Abedin Z.