April 29, 2024
Kosovë

Zhduket Shqipe Zekaj, Policia kërkon ndihmën tuaj për ta gjetur

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e gruas së zhdukur, Shqipe Zekaj, e cila me datë 27.10.2023 ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Bëhet fjalë për Shqipe Zekaj, e lindur në vitin 1984, banuese në fshatin Vasilevë- Drenas.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192, shkruan gazeta Neutral.al.

Kërkesë për bashkëpunim

Me datë 27.10.2023, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për personin, Shqipe Zekaj lindur në vitin 1984, banuese në fshatin Vasilevë- Drenas.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,

-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),

-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192.