May 16, 2024
Maqedoni

Skandal: Kryetari i Federatës së Basketbollit në Maqedoni përkrah zyrtarisht partinë e Vuçiqit

Kryetari i Federatës së Basketbollit në Maqedoninë e Veriut, Pero Antiq, sot ka nënshkruar për të përkrahur partinë politike – të presidentit serb, Aleksandar Vuçiqin, transmeton Lideri.mk.

Njeriu i parë i basketbollit në Maqedoninë e Veriut, i cili njihet për mbështetjen e tij të fuqishme ndaj Aleksandar Vuçiqit, së fundmi gjatë vizitës së tij në Shkup i ka dhuruar atlete të dizajnuara posaçërisht me motive serbe. Kurse ai sot ka deklaruar zyrtarisht mbështetjen e tij për presidentin e Serbisë në prag të zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për mesin e dhjetorit në Serbi.

Kreu i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë (FSHF) në Beograd, përmes një dokumenti të nënshkruar, ka shprehur mbështetjen e tij për listën zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet”, në kuadër të luftës së vazhdueshme për pushtet te fqinji ynë./Lideri

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë i dhuroi Vuçiqit atlete me katër “S”, shenjë besnikërie ndaj “botës serbe” (Video)