April 28, 2024
Kosovë

Pamje kur gjenerali gjerman u jep urdhër serbëve: Keni edhe 28 minuta!

Ky është Helmut Harff, gjeneral gjerman. Në qershor të vitit 1999, udhëhoqi trupat gjermane që u futën në Kosovë. Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë kriminele serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës.

“Sa minuta ju duhen që të largoheni?”, -pyet gjenerali gjerman komandantin serb. “Gjashtë orë”, replikoi komandanti serb.
“Kjo nuk është e mundur. Ju jap 30 minuta kohë për tu larguar ” , -tha gjenerali gjerman.

“Por na duhet një dokument për municionin që po lëmë pas” , – replikon përsëri serbi.

“Ky është një urdhër” , -tha gjenerali. “Koha po ecën. Ju kanë mbetur edhe 28 minuta. Fundi i diskutimit”. Pas bisedës serbët largohen.