May 13, 2024
Kosovë

Zhduket një grua, la katër fëmijë pas

Një grua është raportuar e zhdukur në Komunën e Ferizajt.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më 3 janar, vajza e tij ka dalë nga shtëpia e motrës së saj dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, shkruan lajmi.net.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datë 03.01.2023 vajza e tij ka dalur nga shtëpia e motrës së saj, ku i ka lënë 4 (katër) fëmijët e sajë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/