May 16, 2024
Kosovë

Era shtet: Për herë të parë produktet serbe mungojnë edhe në Mitrovicën e Veriut!

Në Mitrovicë të Veriut, komunë me shumicë serbe në very të Kosovës, po vërehet mungesa e produkteve nga Serbia.

Kjo, sipas REL-it, po ndodhë për herë të parë në periudhën e pasluftës.

Për këtë lajm ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, përcjell syri Kosova.

Ai ka thënë se kjo po ndodhë, për shkak se Qeveria Kurti nuk është e përfshirë në kontrabandë, sikurse ish-qeveritë.

“Sa e sa herë janë vendosë taksa 100% e 200% ndaj Serbisë, produkte serbe ka pasë, tash s’ka.

Pse? Se zyrtarët e qeverisë nuk janë të përfshirë në kontrabandë si përpara”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.