April 30, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Jakimovski takon pensionistët në Shkup

Presidenti nuk ka kompetencë për politikë sociale, por nëse marr besimin e qytetarëve në ditën e zgjedhjeve, do të angazhohem për pension familjar prej 25 mijë denarë për çdo familje, deklaroi kandidati për president nga “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski, në takimin me pensionistët në Shkup. Në vend ka 330 mijë pensionistë, të cilët janë kategoria më e varfër e qytetarëve dhe stabiliteti dhe siguria e vendit varet nga pozita e tyre sociale, prandaj presidenti ka autoritetin të kërkojë kushte më të mira për një jetë dinjitoze për pensionistët, u shpreh kandidati për president, Stevço Jakimovski.

“Ajo për të cilën unë do të angazhohem për pensionistët është që çdo familje të llogaritet familje pensioniste, pavarësisht a është në pension vetëm një anëtar apo dy. Askush nuk guxon të ketë më pak se 25 mijë denarë të ardhura. Kjo nënkupton se nëse ata kanë të ardhura më pak se 25 mijë denarë, deri te ajo shifër do të intervenohet me masat e politikës sociale, që do të thotë se nëse një familje pensioniste ka 17 mijë denarë pension edhe 8 mijë denarë do t’i merr nga mbrojtja sociale. Zakonisht bashkëshortet janë më të reja dhe nëse më pas ajo bëhet pensioniste dhe merr 15 mijë denarë, kjo nënkupton që këto 7 mijë denarë do të duhet t’i jepen dikujt tjetër.”, – deklaroi presidenti për kandidat presidencial nga koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski.

Kandidati për president nga “Guximshëm për Maqedoninë” mendon se diferenca në pension më të lartë familjar prej 25 mijë denarësh duhet të financohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./TVM2