May 17, 2024
Opinion

Sa jemi vetëdijësuar për këto vite në sistem pluralist?

Shkruan: Etem Xheladini

Këto ditë më kanë pyetur shumë qytetar shqiptar mua si veteran i arsimit (i akuzuar nga pushtetarët, për padëgjueshmëri) se çka kanë të perbashket subjektet politike në pozit dhe opozit?
Jam pergjigjur shkurt: pozita, po edhe opozita kane të perbashkët paaftesinë për të realizuar të drejtat kombëtare për tri dekada e gjysëm që na takojnë:
– pozita “për të mbajtur pushtetin duke mos realizua të drejtat e shqiptarëve, edhe për kundër luftës 2001 që përfundoi me një marveshje si ajo e Ohrit”;
– opozita “për të i marë pushtetin atyre të cilit nuk realizuan për tri dekada e më tepër të drejtat e shqiptarëve, qoftë edhe me pa dëgjushmëri për mes metodave demokratike, duke bllokuar institucionet shtetrore”
Kam tërhequr vërejtjen se pushteti
“nuk është mall që shitet e blihet në treg”, por duhet kontribuar e pse jo edhe sakrifikuar, secili i cili ka një post më të ulët, e deri te ata që janë në majen e piramidës në politikë, e kursesi të llogaritet si privilegje për tu pasuruar (korruptuar).
Tani shtrohet pyetja pse ende gjithë kjo luftë për pushtet, a thua prioritet integrimet do të jenë, pa u realizuar të drejtat kombëtare, e një jetë të lumtur, e të barabartë për të gjithë qytetarët.