May 14, 2024
Maqedoni

Ministri FATMIR BESIMI “bllokon” punësimet e reja të mjekëve shqiptar?! 

 
Mbi 10 mjekë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut që punojnë në ordinanca private nuk mund të punësohen në spitalet publike përmes transferit, për shkak se ministri i Financave, Fatmir Besimi nuk i nënshkruan dokumentet për transfer, ankohen mjekët në fjalë që duan të mbeten anonimë.
 
Sipas tyre, Këto dokumente i ka përgaditur, Ministria e Shëndëtësisë e drejtuar nga Venko Filipce ndërsa kërkues janë drejtorët e spitaleve. 
“Mbi 10 mjekët shqiptar, përmes ligjit për transferim nga punësimi në ordinancat private dëshirojnë që të punësohen në spitalet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, mirëpo kjo pamundësohet vetëm për shkak se ministri Besimi nuk ka vullnet që t’i nënshkruaj këta marrëveshje të spitaleve për të cilët drejtorët e spitaleve kanë buxhet të mjaftueshëm për të realizuar punësimet e reja. 
Ligji për transferim nga shëndetsia private në atë publike është i qartë, Drejtori i Spitalit kërkon pajtueshmëri nga Ministria e Shëndetësisë për punësime të reja, pa shpallur konkurs publik. Ministria e Shëndetësisë i dorëzon për nënshkrim të Fondi Republikan për Shëndetësi dhe Ministria e Financave. Nëse njëri nga institucionet nuk nënshkruan, atëher transferi bëhet i pamundshëm, ndërsa më tragjikja është se ato parat që i kanë spitalet për punësime të reja i kthejn në buxhet dhe procedura duhet të niset që nga fillimi duhe humbur edhe 1 vit kohë për transfer”, konfirmojnë edhe burime nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkoh, në situatë pandemie kur mungesa e mjekëve është e madhe në sektorin publik, është e pa arsyeshme bllokimi i punësime të reja. 
 
Në të kundërtën, mjekët në mungesë perspektive janë të detyruar të ikin nga Maqedonia e Veriut dhe të punësohen në spitalet e Gjermanisë dhe vendeve tjera perëndimore./news33