April 30, 2024
Maqedoni

Shkolla e mesme e Likovës e para në Ballkan që organizon gara përmes Intelegjencës Artificiale (Foto)

RISI: Garë për shkollat fillore në SHMK ‘Ismet Jashari’ përmes Inteligjencës Artificiale!

Në ditën e parë të garës “Beteja Legjendare e Shkencave” në ambientet e Shkollës së Mesme Komunale “Ismet Jashari” nën organizimin e profesorëve të shkollës tonë Prof. Sanije Dauti (Gjuhë shqipe), Prof. Ardian Deari (Gjuhë Angleze) dhe Prof. Haxhere Amidi (Biologji) dhe në bashkëpunim me Komunën e Likovës, u mbajtën garat për klasat e IX me semimaturantët e Komunës tonë në formë elektronike përmes plaftormës Moodle dhe aplikacionit EnglishForLife në lëndët: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze dhe Biologji.
Vlenë të ceket se jemi shkolla e parë në rajon e jo vetëm në Maqedoninë e Veriut që aplikuam kontrollimin e garës plotësisht përmes Inteligjencës Artificiale.

Rezultatet janë si vijon:

Në lëndën Gjuhë Shqipe:
Vendi i parë: Hana Rufati, ShFK “Faik Konica” – Sllupçan.
Vendi i dytë: Ajla Asani, ShFK “Andon Zako Çajupi”-Hotël
Vendi i tretë: Gentiana Elmazi, ShFK “Rilindja”-Llojan

Në lëndën Gjuhë Angleze:
Vendi i parë: Etrit Ajdini, ShFK “Faik Konica”-Sllupçan
Vendi i dytë: Hana Rufati, ShFK “Faik Konica”-Sllupçan
Vendi i tretë: Nafije Lutviji, ShFK “Andon Zako Çajupi”-Hotël

Në lëndën Biologji:
Vendi i parë: Fatime Elezi, ShFK “Faik Konica”-Sllupçan
Vendi i dytë: Rejana Sherifi, ShFK “Faik Konica”-Sllupçan
Vendi i tretë: Edmond Shaqiri, ShFK “Andon Zako Çajupi” – Hotël.

Siç transmeton portali lideri.mk, të pranishëm kishim përfaqësues nga LASH si dhe shkolla private për gjuhë të huaja ‘English For Life’.

Falënderojmë të gjithë nxënësit pjesmarrësit, mentorët dhe drejtorët e shkollave fillore!/Lideri

Foto: