May 28, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet 2024, VMRO-DPMNE me aktivitete në Karbinci

Dy ditë para ditës së votimit,  VMRO –DPMNE dhe kolaicioni,  kanë ftuar qytetarët për mbështetje. Nga komuna e Karbincit, edhe njëherë kanë ripërsëritur kërkesën,  që qytetarët të dijnë të bëjnë ndarjen midis Maqedonisë së nënçmuar, të vjedhur dhe braktisur nga njëra anë,  dhe Maqedonisë,  e cila ndërtohet dhe në të cilën vlejnë ligjet njësoj për të gjithë, nga ana tjetër.

“Andaj prej këtu, nga Karbinci patriotik, I’u ftoj në unitet, të jeni  në kohezion, të bashkuar, të unifikuar përgjithësisht si maqedonas, por edhe unifikim mbarë shoqëror, nacional, të jemi krenar dhe me dinjitet, ta kthejmë Maqedoninë në duart e qytetarëve. Ju ftoj që të gjithë së bashku, të dalim dhe votojmë numrin 2.” – tha Dragan Kovaçki, Bartës liste në Nj.Zgj. 3 të VMRO-DPMNE-së.

Kryetari i VMRO – DPMNE-së,  Hristijan Mickoski,  beson në fitore të dyfishtë të mërkurën, fitoren presidenciale të Siljanovskës,  si dhe rrëmbimin e 61 posteve të deputetëve. Mickoski,  ftoi në unifikim të qytetarëve.

“Mendoj se ju,  dhe të gjithë e keni të qartë se,  VMRO – DPMNE,  në këto zgjedhje,  është afër shumicës në parlament,  dhe nuk do të habitesha nëse kemi 61 deputetë,  në parlament. Për mua,  mos suksesi,  nuk është mos sukses, për mua është sukses para se gjithash,  ajo që ndodhi në raundin e parë.” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së,  Gordana Siljanovska Davkova,  gjithashtu ftoi qytetarët,  që t’a mbështesin masovkikisht,  pa dallime.

“Rrugën na e tregon krishti, kjo është rruga e dashurisë, mirësisë, respektit. Mendoj se duhet ta ndjekim. Unë kam vendosur që ta bëj këtë, dhe kuptohet se do të vazhdoj.” – deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, Kandidate e VMRO-DPMNE-së për Presidente.

Siljanovska,  përgjatë fushatës,  është zotuar se do të jetë më afër qytetarëve,  me rikthimin e zyrave presidenciale. Gjithashtu,  hapi i parë i saj,  do të jetë avancimi i politikave rajonale. VMRO – DPMNE,  dhe koalicioni,  përmbyllin fushatën,  me një tubim në sheshin e Prilepit.