May 19, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet Presidenciale 2024, Pendarovski vazhdoi fushatën në Resnje

Kandidati për president i koaliconit “Për Ardhmëri Evropiane”,  i mbështetur nga LSDM,  Stevo Pendarovski,  vazhdoi fushatën presidenciale në qytetin e Resnjës,  duke ua rikujtuar veteranëve dhe simpatizuesëve të LSDM-së,  një deklaratë të kryetarit të VMRO-DPMNE-së,  Hristijan Mickovski, ku siç thotë Pendarovski,  Mickoski,  e konsideron veten si pasardhës të Vanço Mihaillovit.

Nëse ai,  ndjehet si pasardhësi i tij, siç është ndjerë Vanco Mihaillov, atëherë,  është bullgar etnik, tha Pendarovski.

“Hapja e klubit bullgar të quajtur ‘Car Boris’, jemi kundër, mirëpo nuk kemi kundër klubit bullgar që e mban emrin e Vanço Mihajllov, sepse thotë se,  si parti,   jemi pasardhës të VMRO-së historike, që do të thotë,  se Mickovski,  është pasardhës i Vanço Mihajllov” – tha Stevo Pendarovski, Kandidat për President – LSDM.

Pendarovski,  fton të gjithë qytetarët,  më 8 maj,  masovikisht të dalin dhe të rrethojnë numri 1,  me të cilën garantohet e ardhmja e sigurtë europine.


Zgjedhjet Parlamentare 2024, LSDM aktivitete parazgjedhore në Strumicë

Edhe kryetari i LSDM-së,  Dimitar Kovaçevski,  dërgoi kritika të ashpra ndaj VMRO-DPMNE-së,  dhe kryetarit të kësaj partie,  Hirstijan Mickovski,  duke i akuzuar ata,  se po luajnë një lojë të rrezikshme,  me të cilën,  do t’i jepet fund perspektivës europiane dhe demokratike të vendit. Kovaçevski,  u sqaroi  qytetarëve të Strumicës mbrëmë,  se me kthimin eventual të VMRO-DPMNE –së në pushtet,  do t’i jepet fund edhe mediave të lira, gjyqësorit  të pavarur, dhe do të rriten tensionet dhe mosmarrëveshjet ndëretnike dhe ndërfëqinjësore.

Për të mos ndodhur kjo, na duhet një LSDM e fuqishme në Kuvend, tha Kovaçevski.

“Ne,  sërish ua zgjasim dorën fuqive progresive dhe proeuropiane për bashkëpunim të ardhshëm,  dhe njëherit më 8 maj,  ftojmë të gjithë qytetarët,  masovikisht të mobilizohen dhe të hapërojmë para,  dhe të mos lejojmë, që të kthehemi prapa në trazira, ndarje të brendshme,  dhe konflikte” – deklaroi Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Bartësi i listës në njësinë e 4 zgjedhore të LSDM-së,  Venko Filipçe,  u premtoi qytearëve,  se në mandatin e ardhëshëm qeveritar,  LSDM,  nuk do t’i  zhgënjejë. Kemi nevojë për mbështetjen tuaj në këto zgjedhje, ndërsa ne,  u premtoj,  se do të ndryshojmë.

Filipçe njëherit,  u tha atyre,  se nuk është vonë për të bërë përzgjedhjen e duhur, vendimi është në duart e qytetarëve,  e sidomos të atyre që nuk dëshirojnë të votojnë. Dilni, votoni dhe mbështesni koncpetin e LSDM-së,  pasi,  nuk bëhet fjalë për fitues të thjeshtë të këtyre zgjedhjeve, por bëhet fjalë,  për të siguruar të ardhmen e sigurtë europiane.

“Nuk mund të lejojmë që të mbetemi në shtëpi. LSDM do të ndryshojë, ndërsa unë si deputet i ardhëshëm,  ju premtoj se gjithmonë do të qëndroj prapa jush,  i gatshëm për të dëgjuar çdo problem. LSDM, kurrë më,  nuk do të jetë parti sallonesh, por,  do të jemi parti,  e cila jeton dhe punon mes qytetarëve, mes anëtarëve” – tha Venko Filipçe, Bartës i listës në Nj.Zgj. 4 – LSDM.

Kovaçevski, Filipçe dhe të gjithë kandidatët tjerë të kësaj partie,  u thanë qytetarëve,  se vota e dhënë për LSDM, është votë për prosperitet, stabilitet, siguri dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë, ndërsa,  vota e dhënë për VMRO-DPMNE-në,  është votë për kthim prapa dhe stagnim. LSDM,  është parti e cila di të ripërtërihet, të rritet dhe sërisht të fitojë, thanë ata,  duke u shprehur të bindur,  se me mobilizim masovik të qytetarëve,  do të mund të fitojë koncepeti i LSDM-së në këto zgjedhje.


Zgjedhjet 2024, LSDM përmbyll fushatën në kryeqendër

Koalicioni “Për ardhmëri Evropiane“ i udhëhequr nga LSDM sonte përmbyll fushatën me moton “Nuk heqim dorë nga e ardhmja” për zgejdhet parlamentare dhe Presidneti ynë, për zgjedhjet presidneciale.

Kandidati për presidnet Stevo Pendarovski, i cili garon në rrethin e dytë për të fituar mandatin e dytë presidencial, sonte do ta përmbyll fushatën e tij presidenciale në kryeqytet ku për herë të fundit do t’ua prezantojë qytetarëve programin dhe ofertën e tij presidenciale.

Një ndër shtyllat kryesore të platformës së Pendarovskit, është hapërimi i vendit në rrugën euro integruese, mardhëniet e mira fqinjësore dhe ndëretnike dhe premtimi se do te jetë president i të gjithëve.

Ai,  ashtu si edhe LSDM,  kanë thënë se,  nëse marrin besimin e qytetarëve,  do të jenë garantues të rrugës evropiane të vendit.  Ndërsa,  nëse Pendarovski,  fiton besimin e qytetarëve,  është zotuar,  se do të punojë për të arritur konsensuz politik mes liderëve,  për ndryshimet e nevojshme kushtetuese,  të nevojshme për vazhdimin e rrugës euro-integruese.